Video/ Gati për nisje, ‘Lasgushi’ do të sjellë në shtëpi shqiptarët që kishin mbetur në Angli

01/04/2020 12:29

Tashmë është gjithçka gati për të sjellë në Shqipëri shqiptarët që kishin mbetur në Angli që pas shpërthimit të pandemisë së covid-19.

Siç duket edhe nga videoja, avioni i “Air Albania”, “Lasgushi”, ka pritur për të marrë qytetarët shqiptarë që ishin atje.

Pamjet tregojnë qytetarët që hipin në avion dhe bëhen gati për nisjen.

Kryeministri Rama edhe më herët njoftoi se do ishte pikërisht ‘Lasgushi’ ai që do sillte shqiptarët në shtëpi.

Top Channel