SHBA reagon pas vendimit të Kurtit: Ishim të qartë për taksën, kundërshtojmë veprimet për reciprocitetin

01/04/2020 13:54

Pas veprimit të fundit të qeverisë në detyrë, drejtuar nga Albin Kurti për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë ka reaguar Ambasada Amerikane.

Siç thuhet në komunikatë, SHB-’ja ka qenë e qartë rreth asaj se Kosova duhet ta heqë taksën pa vendosur barriera të reja, sepse sipas tyre politika të tilla lëndojnë popullin e Kosovës.

Për SHBA-në, masa e reciporcitetit krijojnë më shumë probleme, në një kohë kur po provohet që të krijohen kushte për dialog të suksesshëm pas arritjes së tri marrëveshjeve për linjën ajrore, hekurudhore dhe autostradën.

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, thuhet në reagim.

Top Channel