Shqipëria është një vend i vogël, i varfër, por me zemër të madhe. Ne ishim në lagjen 1 Maji në Elbasan, ku disa ditë më parë trajtuam problematikën e një familje në vështirësi ekonomike.

Ishim me dhjetëra shqiptarë që telefonuan në Top Channel për të dhënë me sa kishin mundësi kontributin e tyre për këtë familje e cila sot ka më shumë nevojë se kurrë. Por ishte Floriani i vogël i cili preku zemrat e shqiptarëve me kërkesën e tij, vetëm për një Televizion. Ne sot mundëm t’ja sjellim tv Florianit të vogël.”

Familje si kjo, në Shqipëri ka plot. Media, ne gazetarët e kemi të pamundur t’i sjellim të gjitha tek ju, e kemi të pamundur t’i identifikojmë të gjitha. Por jeni ju, fqinjët e tyre, të afërmit e tyre, ju që të gjithë bashkë, me sa keni mundësi mund të bëni dika dhe mund të ndihmoni këto familje. Nëse ne bëhemi të gjithë bashkë mund t’ja dalim nga kjo e keqe që na ka zënë. Për Top Channel nga Elbasani Bruna Kercyku.

Top Channel