Përfaqësuesit e besimeve fetare në Shqipëri: Koronavirusi? Afrohuni më shumë me Zotin

01/04/2020 14:08

Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të lidhjeve “Skype”, përfaqësuesit fetarë në Shqipëri.

Përfaqësuesit fetarë të gjithë njëzëri mendonin që koronavirusi, është një shenjë për njerëzit që të afrohen më shumë me Zotin, të reflektojnë dhe të bëhen njerëz më të mirë dhe të ndihmojnë ata që kanë nevojë.

“Të kemi sa më shumë dashuri paqe edhe mirësi. Teqet tona kanë qenë të mbyllura, por besimtarët janë falur në shtëpitë e tyre. Ne i themi qytetarëve që të mos kenë frikë, sepse frika i dobëson qytetarët në këtë  situatë. Ne i lutemi Zotit që të kalojmë sa më shpejt këtë situatë. Njerëzit ku janë ngushtë i luten veç Zotit, ai është më afër me ne dhe ai është me ne. Besimi është personal dhe jo i përgjithshëm Zotin e kemi me vete në çdo moment, në çdo sekondë, por problem është a jemi ne me të”, u shpreh Baba Mondi.

Ndërkohë pashkët janë pranë dhe dilema është se si do të festohet kjo festë. Një përgjigje për këtë kishte dhe prifti ortodoks.

“Patjetër që nuk do të ketë johonën që ka zakonisht. Por fokusi jonë është tek familjet, tek besimtarët. Por platformat digjitale na mundësojnë që të lidhemi me besimtarët tanë, kurdo që jemi mjafton ta kemi besimin në zemeër”.

Po ashtu, edhe muaji i Madhërishëm i Ramazanit është shumë pranë dhe si rrallë herë ky muaj i ka gjetur xhamitë e mbyllura.

“Për besimtarët po afron dhe Ramazani dhe për ne është e pa parashikueshme që të mos bashkohemi bashkë në vaktet e iftarit. Zoti është me, në njerëzit po shkojnë më shumë pas parave, pas famës dhe kanë harruar Zotin. Besimtarët kanë një dëshirë të madhe për rihapjen e xhamisë edhe njëherë. Ripërqafimin me njëri-tjetrin ndonjëherë ne e kuptojmë vlerën e gjërave kur na mungojnë. Ne dje u munduam që të përhapim një mesazh për të ndarë kafshatën. Kjo është pjesë e besimit, të duam për tjetrin, atë që duam për vete. Të mos lëmë jashtë vëmendjes dhe ato që janë në nevojë. Të mendojmë për vetn tonë, por të mos harrojmë zotin, t’i afrohemi sa më shumë atij (Zotit).”

Top Channel