Kurti pas takimit me Thaçin: Të merret me datën e zgjedhjeve, jo me emra kandidatësh e partish

01/04/2020 10:49

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas përfundimit të takimit me presidentin Hashim Thaçi tha se kanë shprehur bindjen se Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi në kontekstin aktual politik të ketë qeveri të re, pa Kuvend dhe zgjedhje të reja.

Kurti, i cili ishte i shoqëruar në takim me dy këshilltarë ligjor tha se në këtë takim kanë shprehur qëndrimin që besojnë se është i drejtë dhe i vetmi në bazë të Kushtetutës, se nuk mund të kalohet dikur tjetër duke e shpërfillur nenin 82, pikën 2 të Kushtetutës, që thotë se pas një mocioni të mosbesimit ajo që ngelet është të shkohet në zgjedhje.

Sipas tij, presidenti Thaçi u zotua se do ta respektojë Kushtetutën, ligjin dhe praktikat e mëhershme.

Kryetari i VV-së theksoi se presidenti nuk duhet të merret me emra njerëzish e partish, por me data për zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti.

“E di që ndodhemi në betejën kundër virusit korona dhe kjo mund ta shtyjë ca datën e zgjedhjeve, por Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi dhe alternativa tjera”, tha ndër të tjera Kurti.

Top Channel