Ftesë në 5, Elona Resyli, juristja seksi: Si shkon bashkëjetesa me vjehrrën

01/04/2020 21:14

Në studion e emisionit “Ftesë në 5” të drejtuar nga moderatorja Bieta Sulo, ishte e ftuar me anë të një lidhje “Skype”, juristja seksi Elona Resyli.

Elona, tashmë është zhvendosur me bashkëshortin dhe djalin e vogël të tyre Troi, nga Prishtina për në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së bashkëshorti. Ajo shprehet se karantinën e kanë marrë me shumë sportivitet dhe po përpiqet që të qëndrojë pranë djalit, Troi, pasi angazhimet në profesion ja mohojnë shpesh këtë gjë. Edhe pse tashmë i duhet të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në shtëpi, Elona shprehet se punët i ndajnë së bashku me bashkëshortin.

Ndërsa gatimin, ia përgatit e vjehrra, e cila sipas saj është një kuzhiniere e shkëlqyer. Jam pak frikacake, thotë juristja, dhe përpiqem të ushqehem shëndetshëm dhe gjatë gjithë kohës kam parasysh këshillat në lidhje me higjienën. Për më shumë ju ftojmë të shikoni videon e mëposhtme.

Top Channel