Emergjenca e CoVid-19/ Basha: Të shtyhen detyrimet financiare të mediave ndaj shtetit

01/04/2020 15:46

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në komunikim që pati online me gazetarët ka vënë theksin se në paketën financiare duhet të përfshihen edhe mediat.

Një nga propozimet e tij është që të shtyhen deri në një afat të pacaktuar detyrimet financiare të mediave ndaj shtetit.

“Për mediat kam atë që e kam thënë dje. Të shtyhen detyrimet financiare të mediave ndaj shtetit”, tha Basha.

Basha ndër të tjera përshëndeti vendimin e qeverisë për anulimin e koncesioneve që nuk kanë lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi dhe i kërkoi asaj ta shpallë menjëherë si vendim të qartë qeverie.

Top Channel