Bandat në Brazil vënë zonat në karantinë pasi presidenti e quajti koronavirusin “fantazi”

01/04/2020 16:20

Teksa pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet në Brazil, bandat e krimit të orgnaizuar në Rio de Janeiro kanë marrë masat e tyre për të vendosur në bllokadë zonat rezidenciale, për të minimizuar dëmin në favelat e kryeqytetit.

Lëvizja vjen pasi presidenti i të djathtës radikale Jair Bolsonaro ka refuzuar masa drastike duke e quajtur epideminë “grip i vogël” apo “fantazi”—duke shtuar thirrjet për largimin e tij dhe zhurmat për një grusht të mundshëm shteti nga ushtria.

Mediat braziliane raportojnë se gangsterët kanë qarkulluar mesazhe në WhatsApp e platforma të tjera, ku i kërkojnë banorëve të zbatojnë oraret e shtetrrethimit, ose ndryshe “do të marrim një mësim sesi të respektojnë të tjerët.
Rrjeti brazilian G1 raportonte se në një prej mesazheve thuhej:

“Kujdes të gjithë rezidentëve të Rio das Pedras, Muzema dhe të Tijuquinha! Shtetrrethimi nis sot në ora 20.00. kushdo që shihet në rrugë pas kësaj ore do të marrë një mësim sesi të respketojë të tjerët, që nuk do ta harrojë kurrë!”

Një tjetër mesazh thoshte:

“Ne duam më të mirën për popullatën. Nëse qeveria nuk ka aftësi për ta rregulluar, krimi i organizuar do ta bëjë”.
Agjencia Extra raportonte se banda e njohur në perëndim të Rio, Cidade de Deus, ose “Qyteti i Zotit”—një nga favelat e varfra më të mëdha, e njohur dhe nga filmi i 2002 me të njëjtin emër—gangsterët udhëtonin me makina duke paralajmëruar rezidentët të zbatonin ndalim-qarkullimin.

Mesazhi i tyre thoshte:

“Po vendosim karantinën e detyruar sepse asnjë nuk po e merr seriozisht këtë. Kushdo që shihet duke bredhur në rrugë pas orarit do të marrë dënim e do të bëhet shembull. Më mirë rrini në shtëpi duke mos bërë asgjë. Mesazhin ua kemi dhënë”.

Në mediat sociale shiheshin dhe organizata të komunitetit që kryenin aktivitete ndërgjegjësimi në komunitetet e varfra për nevojën e qëndrimit në shtëpi dhe të ruajtjes së higjenës.
Mesazh vjen në një kohë kur pritet që pandemia të arjë përmasa monstruoze në zonat e varfra urbane ku kushtet sanitare përshkruhen si “të tmerrshme.”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel