U prek nga koronavirusi, rëndohet gjendja e ish portierit të Barçës

31/03/2020 13:59

Ish portieri i Barcelonës dhe kombëtares turke, Rustu Recber është një nga shtetasit turq të prekur nga koronavirusi dhe dyshohet se u infektua pas një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej ku ishte kthyer vetëm pak ditë më parë.

Megjithatë momentalisht ish portieri që u nominua edhe për t’u shpallur më i miri në botë në rolin e tij në vitin 2003, ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe është shtruar në një nga spitalet turke, ku po merr trajtim të specializuar.

Burime nga spitalet turke konfirmojnë se gjendja e Rustu është e rëndë dhe po monitorohet vazhdimisht nga mjekët, ndërsa të gjithë po ndjekin me shqetësim zhvillimet e ecurinë shëndetësore të tij.

Top Channel