U prek nga koronavirusi, Manastirliu mesazh prekës për mjekun: Ja si është gjendja e tij

31/03/2020 22:47

TIRANË- “Forca Doktor Luli” ky është një nga thirrjet përkrahëse e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për mjekun Dhimitër Kraja i cili është prekur nga koronavirusi.

Dhimitër Kraja edhe pse kishte dalë në pension sapo ministria bëri thirrje për të gjithë mjekët që të rikthehen për tu përballur me CoVid-19, ai u përgjigj menjëherë.
“Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira!

I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte

Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi.

#FORCA Doktor Luli

#JEMIMETY” shkruan Manastirliu.

Top Channel