Niset trageti nga Durrësi/ Ikin 103 italianë dhe shqiptare të mbetur në vendin tonë

31/03/2020 11:45

Një traget i posaçëm është nisur mbrëmjen e së hënës nga Durrësi drejt Barit për të transportuar shtetasit italianë dhe shqiptarët rezidentë në Itali.

Pas mbylljes së kufijve 103 pasagjerët ishin u bllokuar në Shqipëri pa mundur të kthehen në vendin e tyre, po falë një marrëveshjeje dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë u bë i mundur riatdhesimi i tyre përmes lundrimit me tragetin e linjës Durrës Bari.

Ky udhëtim me një listë të përcaktuar dhe të pandryshueshme me 103 udhëtarë dhe 70 automjete vjen 20 ditë pas urdhrit të ndalimit të të gjitha lundrimeve mbi Adriatik për pasagjerë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel