Flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit para selisë së NATO-s në Bruksel si edhe në Komandën Aleate në Norfolk Virxhinia.

Ceremonia solemne, për shkak të situatës globale nga pandemia e koronavirusit, u ndoq përmes video konferencës në shkup nga kryetari i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe anëtarët e kabinetit qeveritar.

Para ngritjes solemne të flamurit, hyrjen e maqedonisë së veriut në aleancën veri atlantike, ia uroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg.
“Jemi mbledhur këtu t’i urojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut në familjen e NATO-s me ngritjen e flamurit. Tridhjetë flamuj tani do të valojnë së bashku si simbol i bashkimit tonë dhe solidaritetit. ky është moment historik për Maqedoninë e Veriut që vjen pas vitesh përkushtim dhe angazhim për reforma”, ka thënë Stoltenberg. Edhe zyrtarët maqedonas e kanë cilësuar këtë një ditë historike për NATO-n dhe maqedoninë e veriut.

Procedura formale për anëtarësim në NATO zyrtarisht u mbyll më 27 mars pas deponimit të instrumentit për inkuadrim drejt Marrëveshjes veriatlantike në Departamentin amerikan të shtetit në Uashington, pasi paraprakisht aleatët në NATO e nënshkruan Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në shkurt të vitit 2019, pas çka të 29 parlamentet kombëtare votuan për ratifikimin e anëtarësimit të vendit në Aleancë.

Top Channel