Gaz Paja dhe Ira nga shtëpia: Plas “lufta” në kuzhinë për të bërë petullat!

31/03/2020 20:38

Aktori i dashur i humorit, Gaz Paja ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau momente të vetizolimit krah bashkëshortes së tij, Ira.

Ai pranoi se këto ditë po i shfrytëzon për të qenë sa më afër të shoqes e vogëlushit Dard, pa lënë pas dore kontributin me ndonjë punë shtëpie.

I pyetur nga Bieta, Gazi tregoi se gatimi nuk është pika e tij e fortë, ndaj kuzhinën e ka në manaxhim Ira.

Thënë këtë, çifti tregoi një situatë humori në shtëpinë e tyre, teksa ishin përballur me disa “peripeci” për të gatuar petullat perfekte.

Top Channel