Rrëfeu një javë më parë që ishte mbartës i koronavirusit, shërohet Valdrin Mustafa

30/03/2020 14:18

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, të drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Florian Gjini, ishte i ftuar në një lidhje me “Skype”, futbollisti i ekipit Shpresa, Valdrin Mustafa.

Para një jave ai u shpreh se së bashku me familjen janë mbartës së koronavirusit. Valdrin Mustafa, prej vitesh jeton në Hanover të Gjermanisë, është futbollist po me këtë ekip dhe tashmë jep lajmin e mirë që e ka kaluar virusin famëkeq dhe në testet e fundit të kryera ka rezultuar negativ nga virusi.

Ai shprehu për “Shqipëria Live” të gjithë gëzimin e tij për këtë triumf.

“Rezultova negativ. Karantina u mbyll dhe sot dola dhe bëra pak vrap. Më kishte marrë malli për lirinë, kisha 20 ditë që po rrija në shtëpi. Unë besoj që kam pasur imunitetin e fortë sepse jam sportist, por personat që e kanë imunitetin jo shumë të fortë është më e rrezikshme, sesa për mua. Unë kam dëgjuar këshillat e mjekëve, të marr vitamina, çaj. Përgjigja e testit të fundit më erdhi në telefon dhe më thanë që jam negativ dhe unë e gjithë familja ishim të gëzuar. Nuk kam dalë jashtë, vetëm një vrap sot në mëngjes dhe hyra në shtëpi”, u shpreh Valdrin Mustafa.

 

Top Channel