Durrës/ Mbyllet tregu i vetëm i fruta perimeve, nuk menaxhohej dyndja e qytetarëve

30/03/2020 09:36

Bashkia e Durrësit ka mbyllur mëngjesin e sotëm tregun e vetëm fruta perimeve.

Mosmenaxhimi i dyndjes së qytetarëve, pas orëve të izolimit, dhe mosrespektimi i ruajtjes së distancave mes tyre nga qytetarët e ktheu tregun ne një vatër të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit.

Në këto kushte, autoritetet vendore vendosën të krijojnë hapësira të reja për tregtimin e fruta perimeve në zona të ndryshme të qytetit për të shmangur grumbullimet e mëdha në të vetmin treg.

Mësohet se vendet e përcaktuara për tregje gjatë kësaj periudhe janë pranë stadiumit të qytetit, mauzoleumit të dëshmorëve, si dhe një tjetër pranë shkollës së muzikës në rast se do të ketë kërkesa nga tregtarët.

Këto hapësira funksiononin si parkingje publike, por po përshtaten për tregtim të produkteve agroushqimore.

Top Channel