Dërguam 30 mjekë në Itali/ Sharon Stone publikon foton: 30 vite më parë…

30/03/2020 11:52

Aktorja e famshme Sharon Stone ka reaguar në Instagram pasi Shqipëria dërgoi 30 mjekë në Itali.

Ajo ka falenderuar Shqipërinë që i erdhi në ndihmë Italisë në një periudhë kur shteti fqinj ndodhet në një situatë tepër të vështirë.

Ylli i Hollywood në postimin e saj kujtoi momentin kur Italia i erdhi në ndihmë gjatë eksodit të madh në vitet ’90, duke publikuar një foto të një anije të mbushur me shqiptarë.

Ajo u shpreh se 30 vite më parë Italia i erdhi në ndihmë Shqipërisë ndërsa sot është Shqipëria që po e ndihmon.

“30 vite më parë Italia i ndihmoi ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëria me gjithë zemër,”- shkroi Sharon.

Top Channel