Covid-19, britanikët nuk binden/ Shkelin rregullat, grumbullohen të rritur e fëmijë dhe festojnë

30/03/2020 10:57

Teksa qeveria britanike bën thirrje për distancim social dhe shmangie të grumbullimeve, policia është detyruar të ndërpresë një festë familjare në Derbishire, ku kanë marrë pjesë 25 të rritur dhe fëmijë.

Efektivët kanë njoftuar se kanë mbetur të shokuar kur në një adresë të caktuar kanë hasur në një grup me 25 persona të rritur dhe fëmijë, që po festonin. Mësohet se pasi veproi në kundëtshtim me masat shtrënguesi, organizatori pritet të ballafaqohet me drejtësinë.

“Është e qartë që njerëzit po vazhdojnë të mos respektojnë këshillat dhe rregullat e vëna nga qeveria”, thuhet në postimin e policisë angleze.

Festa është organizuar në javën e parë, kur vendi vendosi për bllokim total si parandalim për ta luftuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit. Britanikët janë urdhëruar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre për të paktën tri javë.

Forcat policore duhet të kontrollojnë dhe të sigurohen që masat e vëna nga qeveria do të respektohen, kurse shkelësit e tyre do të dënohen edhe me shuma të majme.

Top Channel