8.813 persona të prekur me koronavirus, shkon në 99 numri i të vdekurve në Austri

30/03/2020 12:31

8.813 persona rezultojnë të prekur në Austri, njoftim ky i dhënë nga ministria austriake e Shëndetësisë.

Mësohet se në Tirol janë regjistruar 2.001 raste, Vjenë, 1.116, Sstajersk, 929, Salzburg, 849, Foralberg, 6060, Korushk 246 dhe Burgneland 171, por ka edhe vende të tjera, për të cilat saktësisht nuk dihet se nga cilat qytete janë.

Sa i përket të vdekurve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri më tani janë 86, derisa ministria Punëve të Brendshme e thotë 99.

Deri më tani janë testuar 49.455 persona, kurse gjatë ditëve tëshkuara numri i të infektuar ka arritur të bjerë, por ai i vdekjeve në mënyrë drastike është rritur.

Top Channel