“Po luftoj për veten dhe bebin…” Rama poston videon e 39-vjeçares të prekur me CoVid-19: Nuk ja vlen të dalësh nga shtëpia

29/03/2020 07:55

Kryeministri i vendit Edi Rama vijon të postojë video sensibilizuese për qytetarët e pabindur që duan të thyejnë rregullat e frenimit të CoVid-19.

Në videon që mëngjesin e sotëm ka shpërndarë Rama shihen një grua e moshës 39-vjeçare e cila është shtatzënë dhe po lufton me CoVid-19.

“Të plagosurit e kësaj lufte të pashoqe nuk ushqejnë frikën, po vetëdijen se kjo nuk është një lojë, po një rezistencë për ekzistencë” shkruan Rama.

“Jam 39-vjeçe dhe gati në javën e 26-të të shtatzanisë. Sapo më thanë që kamë covid-19 dhe kam qenë sëmurë prej dy javësh. Kam që të shtunën në spital ndërsa sot është e mërkurë  Kam që të shtunën në spital. Kam pneumoni në të dy mushkëritë dhe po luftoj për veten dhe bebin. Nuk ja vlen të dalësh nga shtëpia E di që mendon se nuk e merr…Kam tre fëmijë dhe një burrë dhe dua ti takoj… Nuk di si e kam marrë por jam shumë e sëmurë.” dëgjohet të thotë 39-vjeçarja.

Top Channel