Lapo Elkann elozhe Edi Ramës: Nga xhupi kuptova që është njeri i madh

29/03/2020 22:55

Gjesti i Shqipërisë për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusi është përshëndetur nga personazhe të shumtë në vendin fqinj, qofshin ata politikanë, por edhe nga fusha të ndryshme.

Së fundi ka qenë edhe nipi i familjes Agnelli, Lapo Elkann, i cili ka folur me superlativa për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa në postimin e tij në rrjetet sociale, ka gjetur edhe foto të numrit një të qeverisë, me xhupin e Juventusit veshur.

“Duke parë xhupin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, tani e kam më të qartë pse Shqipëria drejtohet nga një njeri i madh”, shkroi Elkann, djali i Margherita Agnellit dhe pjesëtar i familjes së njohur në Itali./SS/

Top Channel