Kthehen shqiptarët e parë/ Dy avionë nga Italia dhe Kroacia sollën ata që kishin mbetur jashtë vendit

29/03/2020 01:04

Avioni Lasgushi u ul në pistën e aeroportit Nënë Tereza në orën 20.40 . Në bord gjendej grupi i parë i shtetasve shqiptarë që kishin mbetur të bllokuar në Itali prej pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Rreth 120 shtetas shqiptarë u riatdhesuan gjatë orëve të mbrëmjes përmes një fluturimi të posaçëm në linjën Romë-Tiranë.

Teksa të afërmit e tyre i prisnin, secili nga të kthyerit iu nënshtrua protokollit të sigurisë sikurse edhe deklarimi i kontakteve
Kthimi në shtepi i tyre është misioni i parë i premtuar në total për 1379 shtetas shqiptarë që Covid-19 i ka bllokuar në porte dhe aeroporte.

Misioni tjetër i evakuimit gjatë mesnatës ishte kthimi në atdhe i shtetsave shqiptarë te bllokuar në Kroaci.

Top Channel