Në fund të viteve ’70, kur Diego Armando Maradona ishte zbulimi i madh i futbollit argjentinas, mund të kishte ndërmarrë një hap që ndoshta do të kishte ndryshuar gjithë karrierën e tij. “El Pibe de Oro” ka qenë shumë pranë nënshkrimit me Sheffield United në Angli. Pasi e panë në disa ndeshje në radhët e Argentinos Juniors, menaxherët e Sheffieldit i dhanë gjithçka për të nënshkruar me klubin.

“Diego ishte gati të largohej. Ishte një ofertë e vërtetë, rreth 400 000 paundë (rreth 450 000 euro) për të marrë Maradonën. Ishin rezervuar edhe biletat e avionit. Lakmia e menaxherëve të tij e ndali transferimin. Ata kërkuan më shumë para. Ai ishte 17 vjeç dhe konsiderohej një gjeni i futbollit. Mund të thuhet se ishte një mundësi e humbur “, – rrëfeu gazetari John Lumn në një bisedë me “TheSportsman”.

E vërteta është se, vite më vonë, pasi shkëlqeu te Boca, Barcelona pagoi gati 10 milionë dollarë për kalimin e tij në Spanjë. Vazhdimi i historisë dihet. Sheffieldi thuajse kishte mbyllur gjithçka, por fati deshi rrugëtimi i numrit 10 të ishte tjetër.

Top Channel