Franca ka vendosur 30mln euro gjoba për shkelësit e bllokadës së koronavirusit

28/03/2020 21:34

Gjobat në Francë për shkelje të rregullav të karantinës variojnë nga 135 deri në 3,700 euro dhe më pas gjashtë muaj burg për përsëritje.

Ndërkohë autoritetet vendase njoftonin sot se kanë vendosur gjoba që arrijnë një vlerë totale prej 30 milionë euro që prej nisjes së masave 11 ditë më parë.

Kryeministri Edouard Philippe tha se 260,000 qytetarë francezë ishin gjobitur për shkelje të rregullave të ashpra, që janë gjithsesi thelbësore për përmbajtjen e epidemisë.

Ai u tha qytetarëve se “lufta sapo ka filluar” dhe se 15 ditët e para të prillit do të jenë më të vështira se 15 ditët e fundit, sipas France24.

Qeveria njoftoi dje se masat u shtynë deri më 15 prill teksa më shumë se 100,000 policë kanë dislokuar për të siguruar zbatimin e tyre.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel