Dhjetë javët emocionuese të Top Talent 3 u përmbyllën me finalen e madhe: një natë emocinuese, një spektakël plot surpriza, e në fund pesë çmime për më të mirët, e padyshim në fund, përzgjedhja e Top Talent 3.

Gara ishte e fortë dhe vlerësimi i jurisë aspak i lehtë. Çmimi Top Talent shkoi për grupin e dancit Quest Style Group, vajza e të cilit nën drejtimin e Andi Murra, ndezën skenën dhe i shtuan asaj adrenalinën, ishin ata që me kërcimet e tyre energjike spikatën që në episodet e para.

Sivjet për herë të parë, produksioni vlerësoi me pesëçmime konkurentët e natës finale: kategoria Interpretim u fitua nga Bianka Skënderi, çmimi Zëri më i Mirë shkoi për Flavia Doka, kategoria Performuesja më e mirë u rrëmbye Sara Muhametaj, Konkurenti me më shumë Fansa u vlerësua Quest Style Group, ndërsa Instrumentistja më e mirë u shpall Hera Marku.

Juria me Olti Curri, Anita Haradinaj, Hervin Culi dhe Jonida Vokshi zgjodhi fituesin e Top Talent 3, pasi ndoqi hap pas hapi konkurentët në të gjitha fazat e Top Talent 3, duke i dhënë me gjykimin e tyre konkurentëve një bekim për të ardhmen e karrierës së tyre.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel