Shtrëngohen masat! “Vetëm një person për pazar”, Rama: Nga e hëna askush nuk del dot më pa leje të posaçme

27/03/2020 13:41

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama lajmëroi sa i takon masave të reja të qarkullimit në vend, në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19.

Nga mesdita e nesërme, e deri të hënën në mëngjes, tërë vendi do të jetë sërish në izolim total. Po kështu, nga e hëna, askush nuk do të dalë për pazar pa pasur më parë një leje të posaçme.

Për më tepër lexoni postimin e mëposhtëm:

? GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!

? NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!

? NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES

*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane.”

Top Channel