Është kërcënuar me jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Bëhet fjalë për një qytetar të pjesës veriore të Kosovës, Kujtim Boletini, i cili ditën e djeshme, është betuar për vrasje të Thaçit , përmes një postimi në Facebook. Postimi aktualisht rezulton i fshirë.

Burime të Gazetës Insajderi deklaroinë se ai është arrestuar sot nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës. Teksa postoi një fotografi ku shihen dy armë, boletini Shkroi për presidentin Thaçi se “gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë”.

“Sot i zhdrypa prej tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja. Le ta dijë Hashim Broja a kushdo qoftë ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë s’ta le me bo”, ka shkruar Boletini.

Top Channel