“Ju shani po jeni kokëbosha”, reperja 10 vjeçare godet me diss-in e radhës

27/03/2020 21:27

Klea Xhaferri, e njohur si reperja 10 vjeçare, bëri shumë bujë në daljen e saj të parë publike, në emisionin “Ftesë në 5”, të Bieta Sulos.

E ftuar përsëri në një intervistë me Bietën, por këtë herë jo në studio, por me anë të një lidhje me “Skype”, Klea prezantoi krijimin e një fragmenti të shkurtër muzikor, ku bien në sy fjalët, “Ju shani po jeni kokëbosha”.

Vogëlushja shprehet se këtë “diss” e ka krijuar këto ditë gjatë qëndrimit në karantinë dhe ia dedikon të gjithëve atyre që e kanë inat për arritjet e saj.

Top Channel