Agnesa Vuthaj gati për t’i thënë “Po” fatlumit, por ka një kusht!

27/03/2020 21:28

Ish-misi Agnesa Vuthaj ishte e ftuar me anë të një lidhje me “Skype”, në emisionin “Ftesë në 5”, të Bieta Sulos.

Bukuroshja ndodhej e izoluar në shtëpi, si pasojë e pandemisë globale, të shkaktuar nga virusi korona. Me anë të disa pyetjeve provokuese, Bieta u përpoq të zbulonte sa më shumë rreth dëshirave të Agnesës dhe një ndër to ishte pyetja se “kush do të ishte një propozim ideal për bukuroshen brune”.

Ish-misi u shpreh se nuk mund t’i thoshte dot jo vetëm një propozimi ideal si nëpër filma, që kjo e fundit kishte parë me shumicë këto ditë në karantinë.

Top Channel