Suedia mendon izolimin e kryeqytetit Stokholm pas rritjes dramatike të rasteve të koronavirusit me 60% në një ditë

26/03/2020 18:59

Suedia po mendon izolimin e kryeqytetit Stokholm nga pjesa tjetër e vendit pas rritjes së rasteve dhe vdekjeve me koronavirus.

Sot vendi raportoi 66 vdekje nga koronavirusi në një rritje prej 60 përqind nga 41 të raportuara në të njëjtën kohë të mërkurën, gjysma e të cialve ishin në kryeqytet.

Ndërsa të infektuarit u rritën nga 534 në 2,272 e më pas në 2,806 që do të thotë se ashtu si në qytete të tjera evropianë ratet po dyfishohet çdo tre ditë.

Suedia deri tani nuk ka kryer izolime të plota por ka frikë se kryeqytetasit do të përhapij virusin në periferitë e tij gjatë vizitave të pushimeve të Pashkëve.

Nëse zbatohet ky do të ishte një ndryshim dramatik nga 24 orë më herët kur shkollat e baret ishin hapur dhe qeveria nxiste njerëzit të dilnin jashtë për ajër të pastër.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel