Pensionistët që marrin pensionet në bankat e nivelit të dytë pa pension deri në një urdhër tjetër qeverie. Bashkia Fier e painformuar për këtë, i zotohet qytetares se do ja çojë pensionin në shtëpi.

Që në 10 mars me një urdhër qeverie u vendos që pensionistët të cilët marrin pensionin në zyrat e postës shqiptare të mos shkojnë  më fizikisht në këto zyra, por pensioni t’ju shkojë në shtëpi. Por në këtë urdhër nuk janë përfshirë edhe bankat e nivelit të dytë, të cilat janë institucione financiare  ku një pjesë e pensionistëve marrin paratë.

Fiksi solli rastin e një zonje nga Libofsha e Fierit, e cila e frikësuar se mund të kishte rënë pre e një mashtrimi kërkon ndihmën e emisionit investigativ. Zonja 65 vjeçare tregon se ja ka nisur të dhënat e saj personale Bashkisë Fier, pasi kjo e fundit i është zotuar se do ja çojë pensionin në shtëpi dhe që në datën 10 mars ajo po pret. ” Nuk kam me çfarë të blej gjëra për t’u ushqyer, bashkia më mori të dhënat, i thashë se ku e merrja pensionin dhe më thanë që do ma sjellin në shtëpi, por që deri më sot asgjë, kam frikë mos më kanë mashtruar” shprehet e shqetësuar zonja.

Gazetarët e Fiksit komunikuan me drejtorin e bankës së nivelit të dytë ku zonja merrte paratë , dhe ai tha se nuk është arritur një marrëveshje që ne të dërgojmë paratë në shtëpi dhe askush nuk mund t’i tërheqë përveç të moshuarit.

Pra siç duket Bashkia Fier nuk kishte informacion se pensionet që shpërndahen në banka nuk mund t’i tërheqë askush përveç personit në emër të të cilit është llogaria.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel