Një tjetër rast është konfirmuar me covid 19 në Lezhë.

Pacientja ishte e shtruar në pavion e ortopedisë ku i është nënshtruar një operacioni, simptomat nuk kanë qenë të dukshme se mund të jetë e prekur me covid 19, por me kalimin e ditëve i është shtuar temperatura dhe mjekët i kanë bërë tamponin ku ka rezultuar pozitive.

Ajo ka qëndruar disa ditë në pavion ku mund të ketë infektuar dhe stafin mjekësor.

Këta të fundit kanë kryer tamponet dhe pritet rezultati i tyre, ndërkohë pavioni i ortopedisë është mbyllur.

Top Channel