“Lejoni importet mjekësore”/ Kërkesa e krerëve të parlamenteve të vendeve ballkanike

26/03/2020 15:32

Kryetari parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruci, bashkë me kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor i kërkojnë.

Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, disa masa shtesë për luftën ndaj pandemisë në rajonin tonë.

Kërkesa kryesore është që Ballkani të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së. Sikurse pasja akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të pajisjeve mjekësore për të luftuar pandeminë. Një tjetër kërkesë është lejimi që një pjesë e fondeve të Programit IPA II dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19.

Kryeparlamentarët po ashtu në këtë letër thonë se ata mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Top Channel