Koronavirus/ Rrëfehet mes lotësh infermjerja: “13 orë të ngjashme me një luftë”

26/03/2020 19:34

Një infermiere në SHBA, e lodhur pas 13 orëve pa pushim në “luftën” ndaj koronavirusit, mes lotësh, tregon se çfarë ndodhi gjatë kësaj kohe.

Infermierja e identifikuar si Melissa Steiner, me anë të një video, i bën thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe ta marrin me seriozitet këtë pandemi.

“Edhe pse isha prezentë, nuk mbaj mend asgjë se çfarë ndodhi në spital këto 13 orë. Sinqerisht njerëz, ishte  një situatë e ngjashme me të një fushëbeteje”, është shprehur infermierja mes lotësh.

Më tej ajo shtoi:

“Unë u izolova nga anëtarët e ekipit tim, burime të kufizuara, furnizime të kufizuara, përgjigje të kufizuara nga mjekët, sepse ata janë po aq të mbingarkuar sa dhe ne. Pra, thjesht kalova 13 orët e fundit në trajtimin e dy pacientëve mbartës të koronavirusit, të cilët ndodheshin në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Ndërkaq, SHBA, është kthyer në vatrën më të re të koronavirusit në botë dhe së fundmi po njeh një shtim të shpejtë të numrit e të infektuarve dhe viktimave. Ndërkohë deri më tani, janë raportuar rreth 1.000 persona të vdekur ndërsa 68.800 të tjerë janë shpallur të infektuar, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel