Futbollistët milionerë të Barcelonës refuzojnë uljen e rrogës gjatë karantinës së koronavirusit, megjithë mbi 4000 të vdekur në vend

26/03/2020 18:39

Raportimet nga Katalonja thonin sot se bordi i klubit të Barcelonës ka nisur të konfliktohet me yjet e skuadrës së futur në karantinë pasi kërkon të zbatojë planet kombëtare për reduktim të rrogës deri në 70 përqind, teksa kriza e koronavirusit vazhdon të shkaktojë humbje të rënda jete në Spanjë.

Drejtorët e klubit po diskutonin sot (e enjte) në një video-konferencë për shkarkimin e stafit jo-thelbësor dhe reduktimin e rrogave në të gjithë klubit, përfshi dhe futbollistët.

E përditshmja vendase Diario Sport raportonte se ka shumë diferenca opinionesh mes dy palëve për faktin se cilët duhet të paguajnë për mbylljen e sezonit tre muaj para kohe.

70 përqind do të ishte një ulje dramatike për ujet e mëdhenj të Barcelonës, ku Lionel Messi paguehet aktualisht 600,000 euro në javë, pa llogaritur taksat apo bonuset e të drejtat e imazhit.

Antoine Griezmann fiton rreth 350 000 euro në javë, Luiz Suarez po ashtu dhe Gerard Pique rreth 300 000 euro.
Që prej nijses së kësaj bisede të premten e kaluar, grupi i tyre në ËhatsApp ka qenë tejmase i ngarkuar.

Sipas komunikimeve duket se janë krijuar dy grupe opinionesh në një prej të cilëve kapiteni Messi, Pique, Sergio Busquets e Sergio Roberto nuk e kanë miratuar propozimin, ose të paktën jo në masën 70 përqind.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel