Fëmijët autikë e kanë të nevojshme krijimin e një rutine strikte. Ata sipas specialistëve adoptohen me vështirësi me ndryshimin e ritmit ditor dhe krijimi i një ritmi të ri tashmë në kushtet e karantinës është një vështirësi e shtuar për familjet e tyre.

E ndërsa ndjeshmëria dhe pranimi për autizmin është i ulët në përgjithësi kushtet e izolimit paraqesin sfida të veçanta. Alisia që trajton si logoterapiste fëmijë autikë thotë se në këto kushte duhet punuar që të mos zhbëhet ajo që është ndërtuar gjatë terapisë nga specialistët kurse për fëmijët që nuk marrin trajtim prindërit duhet të informohen po nga specialistët për të përshtatur sjelljen e tyre me kushtet e reja.

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës gati 40 fëmijë e trajtojnë autizmin në një qendër të specializuar, gati 50 të tjerë marrin terapi në shtetin grek por pjesa dërrmuese nuk është identifikuar kurrë sepse familjet e tyre jetojnë shumë larg mundësive për trajtim dhe në vështirësi ekstreme sociale.

Top Channel