Impjantet kineze lëshojnë aeroplanmbajtësen e katërt këtë vit, priten 7 deri në 2025

25/03/2020 21:55

Impjantet detare kineze raportojnë se do të lëshojnë në det aeroplanmbajtësen e katërt të vendit në fund të këtij vitit, mjetin e dytë të tipit 075 Class.

Flota kineze operon aktualisht dy aeroplanmbajtëse rreth 70,000 ton secila, Liaoning e Shandong, e para e rikonstruktuar nga impjantet sovjetike dhe e dyta e lëshuar vitin që shkoi pas prodhimit të plotë në vend.

Në 2019 është prodhuar gjithashtu mjeti mbajtës i tipit 075 Class prej rreth 40,000 që shërben edhe si mjet amfib sulmi edhe si mbajtëse helikopterësh e avionësh me ngritje vertikale. Kina thotë se deri në 2025 do të prodhohen dhe katër aeroplanmbajtëse të tjera edhe pse testimet e shumta detare e bëjnë të pasigurtë kohën e hyrjes së tyre në shërbim.

Por mjeti kinez i kategorisë 002 Class do të jetë i vetmi në botë përveç aeroplanmbajtëses amerikane Gerald Ford që integron sistemin e katapultave elektromagnetike të lëshimit të avionëve.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel