Dy rastet e reja në Korçë/ Njëri një punonjës policie, tjetri një i moshuar

25/03/2020 13:35

Teksa harta e Covid-19 në Shqipëri vazhdon e zgjerohet, në Korçë u mësua se janë zbuluar dy raste të reja.

Rreth tyre, Top Channel mëson se bëhet fjalë për një punonjës policie që mësohet se ka pasur histori udhëtimi jashtë Shqiperisë, por ka qenë i vetëkarantinuar pas udhëtimit.

Personat e afërt të kontaktit kanë rezultuar negativë, ndërsa vetë punonjësi ndodhet në Tiranë për mjekim. Ndërkohë, rasti i dytë është një i moshuar nga Korça, fqinj me çiftin e pensionistëve që rezultuan pozitivë, pak ditë më parë.

Top Channel