“Albin Kurti ishte një diktator”, Nurellari debaton me Andi Bushatin në Open

25/03/2020 23:40

Qeveria e Albin Kurtit ka rënë nga një mocion mosbesimi e iniciuar nga Lidhja Demokratike. Nga votimi i bërë në Kuvendin e Kosovës, 82 votuan pro mosbesimit.

Në Open në Top Channel u diskutua për këtë votim mes analistëve: Andi Bushati, Adri Nurellari dhe Baton Haxhiu.

Për Andi Bushatin ky votim është antimoral pasi erdhi në një moment krejtësisht të papërshtatshëm. “Kjo nuk është morale pasi erdhi në një moment pandemie. Edhe Ilir Meta e ka zbukur gjuhën me Edi Ramën në këto momente. Në Kosovë luajtëm me pushtet para jetës njerëzore”- tha Bushati.

E kundërshtoi këtë ide analisti Adri Nurellari i cili tha se Albin Kurti ishte një diktator. “Albin Kurti ishte në kryeministër diktator. Ai nuk pranoi mendimin kundër dhe mori vendime antikushtetuese”- tha Nurellari.

Top Channel