Nga shitës cigaresh e telefonësh të vjetër, në yll të futbollit evropian

24/03/2020 12:39

Pa fund janë historitë e njerëzve që futbollin e kanë parë si rrugën e shpëtimit të tyre nga varfëria.

E tillë është edhe ajo e Erik Bailly, mbrojtësit të Manchester United, i cili zbulon rreth fëmijërisë së tij të vështirë.“Iu bashkova Espanyolit në vitin 2011 dhe tri vite më vonë debutova me skuadrën e parë”, tregon Bailly për “Players Tribune”.

“Më pas kalova 18 muaj te Villareal dhe papritur po luaja për Manchester United. Në harkun e pesë viteve unë kalova nga duke shitur cigare dhe telefonë të vjetër në rrugët e Abixhanit (kryeqytetit ekonomik të Bregut të Fildishtë) në fushën e një prej klubeve më të mëdha në botë”.”Jeta ime është kthyer përmbys.

Tani njerëzit më shohin si një yll, një njeri i famshëm. Kam rreth 2 milionë ndjekës në Instagram dhe jam i famshëm në vendin tim”, tregoi 25-vjeçari.

Top Channel