Napoli del kundër rrymës. Vetëm disa orë pasi asamblea e ligës italiane të futbollit bashkë me shoqatën e futbollistëve profesionistë morën vendimin që futbollistët e të gjitha skuadrave të qëndrojnë pushim deri në datën 4 prill, klubi i kaltër komunikoi zyrtarisht se Napoli do të dalë në stërvitje mëngjesin e 25 marsit.

Ky vendim i Napolit për të nisur stërvitjen ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur dhe pritet të krijojë shumë polemika në Itali, pasi sipas ligës së futbollit të gjitha klubet duhet ta nisin stërvitjen në të njëjtën kohë, për të patur të njëjtën formë fizike kur të rifillojë kampionati.

Top Channel