Hamilton qetëson tifozët: Nuk jam pozitiv me Covid-19

21/03/2020 13:13

Lewis Hamilton ishte i pari që kërkoi pezullimin e garave të Formula 1 dhe beteja e tij personale kundër coronavirusit vazhdon me britanikun që ndjek me rigorozitet rregullat e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Por kohët e fundit filluan të qarkullonin lajme se edhe 6 herë kampioni i botës në Formula 1 kishte rezultuar pozitiv në testet për Covid 19, një lajm që Hamilton e përgenjështroi në mënyrë kategorike.

‘Kam lexuar shumë lajme spekulative për gjendjen time shëndetësore, pasi dy persona me të cilët kam qenë në kontakt rezultuan pozitivë me coronavirus-shkruan Hamilton në një postim të tij në Instagram Story -Dua t’ju bëj të ditur se unë jam mirë. Nuk kam simptoma dhe kanë kaluar 17 ditë që nga momenti kur kam takuar Sophie dhe Idris’

Më pas Hamilton shpjegon atë çfarë ndodhi:

‘Kam folur me mjekun tim dhe e pyeta nëse do të më duhet të bëj testin me tampon-vijoi britaniku-por e vërteta është se ka një numër të kufizuar tamponësh dhe ka persona që kanë nevojë më shumë se unë. kështu që unë u vetizolova për të ruajtur distancën me personat e tjerë. Gjëja më e rëndësishme që një person mund të bëjë është të ketë besim dhe të mbajë distancat sociale sa më shumë të jetë e mundur e të lajë duart rregullisht për të paktën 20 sekonda’

Top Channel