Pasi 1 viti në kërkim janë arrestuar vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët kërkoheshin nga Policia për grabitjen spektakolare në prill të vitit të kaluar në Rinas.

Në operacionin për arrestimin e tyre janë përfshirë 300 forca policore.

Operacioni u zhvillua nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Për kapjen e Klement Çalës policia kishte vënë 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion për kapjen e tij.

Më 9 prill të 2019 një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit.

Pas një përplasje me Policinë mbeti i vdekur Admir Murataj, person afër Klement Çalës pasi së bashku grabitën blindat po 2 vite më parë afër Rinasit.

Njoftim

Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

Sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit.

Top Channel