Izolimi dhe stresi dhe ankthi me të cilin po e përjetojnë njerëzit kohën e koronavirusit po lë edhe pasoja.

Pyetja e parë: Si mund ta përshkruanit, gjendjen mendore tonën, këto ditë?

‘’Jemi në kushtet e një stresi kolektiv, që ka filluar të bëhet kronik, se sa dolëm nga tërmeti i 26 nëntorit’’, shprehet psikiatria Reli.

Pyetja e dytë: A duhet të na shqetësojnë simptomat e stresit?

‘’Kjo është situatë anormale për të gjithë ne, kështu që gjithë reagimet janë normale’’, shton ajo më tej.

Pyetja e tretë: Çfarë po ndodh me pacientët, janë shtuar po pakësuar?

‘’Ka më pak pacientë tek dera, por më shumë telefonata’’.

Pyetja e katërt: Çfarë këshillash jepni, për ta kaluar sa më lehtë?

‘’Lexoni një libër, gatuani më fëmijët, të përfshihemi në aktivitete të përbashkëta, lojëra, biseda, të cilat ndihmojnë shumë’’.

Top Channel