30 vjeçarja ther të dashurin dhe më pas pi çaj në dhomën mbushur me gjak

17/03/2020 22:11

Një grua vrau të dashurin e saj, duke e therur në fyt, dhe më pas u ul të pinte një filxhan çaj në dhomën e krimit të tej mbushur me gjak. Averil Beliveau, 30 vjeçe, mohon të ketë vrarë të dashurin e saj Cameron Faling, 45 vjeç, brenda apartamentit të tij në Burlington të Britanisë, por pretendon se e gjithë ngjarja ndodhi për vetëmbrojtje.

Dyshohet se pasi vrau Cameron, Averil u drejtua për në shtëpinë e mamasë së saj, për të ndërruar veshjen. Por më pas u rikthe përsëri në shtëpinë e të ndjerit, për të kaluar natën pranë trupit të tij të pajetë, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë ishte vetë gruaja që ka lajmëruar policinë dhe pas mbërritjes së tyre ka pranuar që e ka therur në fyt viktimën, por këmbëngul që gjithçka e bëri për t’u vetëmbrojtur. Sidoqoftë, ekspertizat mjeko-ligjore doli në përfundimin se dëmtime kishte pësuar vetëm Cameron, ndërsa Averil nuk paraqiti asnjë gërvishtje të vetme. Sakaq, 30 vjeçarja është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe momentalisht ndodhet në qeli në pritje të gjyqit, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel