Ish padroni i kampionatit spektakolar të garave me makina, Formula 1 preferoi të japë vlerësimet e tij ende pa nisur sezoni, duke mos munguar edhe të bëjë ironi me protagonistë kryesorë.

Britaniku që pasi shiti një nga lodrat e tij të preferuara siç ishte gara emocionuese e F1, tani është përqendruar në bizneset e tjera multimiloionëshe, por pa harruar dashurinë e parë.
“Besoj se nga Leklerk nuk pres asgjë spektakolare pasi e kemi parë tashmë, më të mirën nga ai. Edhe Fetekl ka bërë një sezon të mirë por Ferrari favorizoi Lëklerk në 100% të rasteve dhe në një skuadër kur bie në dashuri me një pilot, për tjetrin bëhet e pamundur. Te Ferrari duhej ta mbështesnin më shumë dhe ai ka të drejtë” tha Berni Ekleston.

Manjati britanik kritikoi drejtimin aktual të Ferrarit ndërsa për sa i përket pilotëve të Kokëkuqes, mendon se në skuderinë italiane do të shkëlqente Maks Verstapen.

“Me të nuk do të kishte probleme por e kundërta do ishte me Hemilton. Ljuisit do ti këshilloja të rinovonte me Mercedes ku ka liri të madhe. te Ferrari nuk do funksiononte sepse është skuadër italiane, e kështu as nuk do kuptonte se çfarë i kurdisin pas krahëve” tha Berni Ekleston.

Top Channel