Ka luajtur në 31 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka dhënë 2 pasime vendimtare këtë sezon. Maurizio Sarri nuk heq dorë kurrë nga Blaise Matuidi.

Gjatë verës ai u konsiderua pothuajse i tepërt, por trajneri toskan e rikuperoi, duke e bërë një lojtar thelbësor për lojën e tij. Prania e tij në fushë i jep ekuilibrin skuadrës, falë francezit, Sarri mund të hedhë në fushë tredhëmbëshin Ronaldo-Higuain-Dybala, sepse jep më shumë siguri dhe qetësi në fazën mbrojtëse.

Kontrata e francezit Matuidi, megjithatë, skadon në muajin qershor të këtij viti, por “martesa” midis tij dhe Juventusit është e destinuar të vazhdojë. Në marrëveshje, në fakt, ekziston një mundësi për një vit tjetër kontratë, sigurisht nëse të dyja palët duan ta ushtrojnë. “Është e sigurt që Blaise do të mbetet në Juvja”, – tha menaxheri i francezit, Mino Raiola. Juve-Matiudi do të jenë bashkë të paktën edhe për një vit.

Top Channel