Në studion e emisionit “Top Talk’ të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar kryeispektori i republikës Shkëlqim Hajdari. Ai u shpreh në studio se do të mblidhen në një takim të hënën  së bashku me drejtuesit e dhomës së tregëtisë.

 

Denis Dyrnjaja: Çfarë territoresh po mbulon tashmë inspektorati. Është i kushtëzuar në qytetet që ka ndikimin koronavirusi apo në të gjithë territorin e vendit, është shtrirë ky veprim i juaji.

Inspiktoriatet shtetërore të drejtuara nga inspektoriati qëndron, janë duke punuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.  Kuptohen që pesë Inspektoriatet janë në punë, siç jua thash janë: Inspektoriati shëndetësor, Inspektoriati i Mbikqyrjes së Tregut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit së shpejti dhe Inspektoriati I Barnave që mbulon farmacitë janë nën drejtim. Unë të hënën do të orjentoj në një urdhër se si do të kontrollojnë inspektorët e barnave farmacitë. Me të gjitha pikat që në çdo inspektim që do ë bëjnë në farmacitë, të kërkojnë përmbushjen e kushteve të sigurisë si për ato që I shërbejnë shërbimet si për ato që i marrin. E njëjta urdhër do të shkojë dhe për Drejtuesit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili do të spostojnë të gjitha inspektimet e planifikuara. Edhe të gjithë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në të gjithë territorin e Shqipërisë në 12 qarqet, do të punojnë për të ndjekur të gjithë linjat e prodhimit, që do të prodhojnë me standard dhe linjat e shitjes, në bashkëpunim me Inspiktoriatin e Mbikëqyrjes së Tregut. Ne nga njëra anë t’I sigurojmë publikut ushqime pa ndërprerje, por nga ana tjetër nëpërmjet trupave inspektuese të kërkojmë zbatimin e përpiktë, të gjithë kushteve që duhen në këtë situatë të jashtëzakonshme që ndodhemi.

Top Channel