Ministria e Kulturës pezullon të gjitha aktivitet kulturore në vend, deri më 3 prill

11/03/2020 17:36

Ministria e Kulturës ka pezulluar të gjithë aktivitet kulturore, konferencave, këshillave kombëtare dhe dëgjesat publike të parashikuara për tu zhvilluar nga institucionet kulturore.

Me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe popullatën nga infeksioni i shkaktuar nga Covid-19, Ministria e Kulturës ka pezulluar këto aktivitete deri më datën 3 prill të vitit 2020.

Ministria ka pezulluar shërbimet dhe mbylljen e sallave të leximit në Bibliotekën Kombëtare, protokolli për kërkesa/ ankesa pranë Ministrisë së Kulturës do të funksionojë me orar të reduktuar, ka mbyllur parqet arkeologjike dhe muzetë publikë.

Njoftimi i plotë, klikoni më poshtë:

mbyllen muzete

Top Channel