Harvey Weinstein ka shkruar njëherë në një email se Jennifer Aniston “duhet vrarë” pasi besonte se ishte një nga akuzueset e tij për abuzimet seksuale.

Përdhunuesi i dënuar tashmë ka thënë se ylli i serialit Friends duhet të vritej për kërcënime ndaj përfaqësuesit të tij.

Në një prej email-eve të prezantuara në gjyq, Weinstein shkruante: “Jen Aniston duhet vrarë”.

Publicisti i aktores Stephen Huvane ka mohuar se regjizori i famshëm e ka ngacmuar ndonjëherë.
“Ai nuk ka qenë ndonjëherë pranë saj, nuk kanë qenë asnjëherë vetëm. Nuk e di për çfarë bëhet fjalë në email dhe nuk kemi komente”, tha Huvane në një deklaratë.
Vitin e kaluar në një intervistë Aniston foli për takimet me Weinstein, me të cilin ka punuar për filmin e vitit 2005 ‘Derailed’.

Ajo përshkruante një moment të sikletshëm me producentin gjatë një darke për premierën e filmit.
“Ishim ulur në tavolinë me mikun tim Clive [Owen] dhe producentët, kur ai erdhi në tavolinë dhe i tha shokut tim, ‘ngrihu!’ dhe unë u habita, miku im i ngrit dhe Harvey u ul. Ishte e sikletshme.”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel