E bukur Mokra dhe të mirë mokrarët, saqë kur largohesh nga ky tempull që mbretërit e konsideronin të shenjtë, e vetmja gjë që mendon me vete është: “Sa shumë gjëra nuk di “.

Por cila është historia e kësaj krahine? Mokra ishte kryeqendra e mbretërisë së parë ilire. Dikur ishte një qytet dhe sot ngjason e çuditshme se si u kthye në fshat.

Aty takon banorë kaq të varfër, ku sakaq të trondit forca që të japin përmes batutave. As një orë larg Pogradecit, njihesh me një pjesë të rendësishme të historisë tonë.

Selca, është fshati i lashtë që sot pak dihet se jetonin mbretër. Varret e Selcës, janë aty duke dëshmuar se si në vetëm pesë syresh, fshihet një e kaluar e përndritur nga ku enigma e madhe ende nuk është zbuluar: Ç’lidhje ka pasur mbretëria ilire me Selcën? Si mundet një banorë i vetëm si Kudreti t’i mbrojë prej vitesh ato nga shtetet fqinjë duke mos e shitur historinë?

Ilnisa Agolli, na rrëfen gjithçka në emisionin e rradhës në “Fshatrat e Shqipërisë”. Befason video më poshtë:

Top Channel